Deputetja shqiptare në Parlamentin e Kantonit të Bernës në Zvicër, Shasime Osmani në një intervistë për Telegrafin, ka rrëfyer rrugëtimin e saj personal dhe politik, sfidat me të cilat është përballur si shqiptare në Zvicër, përvojat me racizmin, por edhe rëndësinë e arsimimit dhe guximin për të ndjekur ëndrrat.Osmani, ka folur për përvojat e saj me racizmin dhe diskriminimin ndaj shqiptarëve në Zvicër, duke treguar se paragjykimet ndaj komunitetit shqiptar kanë ndikuar edhe në mënyrën se si ajo e ka përjetuar identitetin e saj.Në një intervistë për Telegrafin, Osmani ka rrëfyer se gjatë periudhës 2008–2015, shqiptarët në Zvicër janë përballur me shumë paragjykime dhe diskriminim. Ajo ka treguar se në atë kohë kishte raste kur edhe vetë kishte hezituar të tregonte se ishte shqiptare.“Ka pas një kohë në Zvicër që shqiptarët kanë bërë krime, është e vërtetë. Edhe kanë dalë publikisht edhe partitë i kanë keqpërdorur për t'i diskriminuar gjithë shqiptarët në këtë vend. Ka pas kohë që unë vetë kam hezituar të tregoj se jam shqiptare, për shkak të këtyre kampanjave, urrejtjes dhe racizmit që kanë ndodhur”, ka deklaruar Osmani.Ajo ka theksuar se nuk duhet që veprimet e individëve të përdoren për të paragjykuar një komunitet të tërë, shkruan Telegrafi.“Edhe kjo është diçka që unë e pashë, që shqiptarët nuk kanë reprezentim në politikë. Domethënë, para se të bëhem unë asambliste më 2024, që isha një vit asambliste në qytetin e Bernës, nuk ka pas shqiptarë ose shqiptarë tjetër në atë pozitë”, ka thënë ajo.Osmani ka treguar se mungesa e përfaqësimit politik të shqiptarëve ka qenë një nga arsyet që e kanë shtyrë të angazhohet në politikë.“Është duket pak e tmerrshme se i kena gjenerata këtu që jetojmë dhe jemi shumë të suksesshëm, edhe nuk kemi pas njeri që na përfaqëson në politikë”, është shprehur deputetja shqiptare.Ajo ka thënë se një nga synimet e saj është të luftojë për të drejtat e emigrantëve, përfshirë lehtësimin e marrjes së pasaportës zvicerane dhe krijimin e mundës
TelegrafiIzvori: 1
Izvorni izdavačKomentari: 0